Basha: Sot ra drejtësia, Rama e Tahiri “dhunuan” prokurorët
Në një deklaratë për shtyp Lulzim Basha, tha se sot ra drejtësia dhe se Rama e Tahiri “dhunuan” prokurorët. Ai tha se me mbrotjen politike që PS i bëri Tahirit si i akuzuar për trafim droge, Rama provoi se është i përfshirë edhe vetë në kanabizimin e Shqipërisë.
“Rama e Tahiri janë një. Ata kanë ndarë paratë e krimit dhe pushtetin. Prandaj Rama do e mbrojë deri në fund. Siç u pa sot, Xhafaj, Ruçi, Rama do tentojnë të sulmojnë e blejnë prokurorinë, gjykatat. Sot ra fasada e drejtësisë. Sot Tahiri, Xhafaj e Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë. Sot e pamë lakuriq mashtruesin që shtiret për drejtësi. Tahiri i ndihmuar nga klanet mafioze e vetë qeveria ka pasur kohë të pastrojë një qytet të tërë, e jo më shtëpinë e tij. Pasi kanë provuar gjobat, t’i prishen shtëpitë, bastisjen e bizneseve, qytetarët ndihen të skandalizuar në këtë vend. Drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Rama e as Tahiri nuk do t’i shmangen drejtësisë,”-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

