Basha sot zbret në shesh me artistët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë sot në protestën e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Basha do t’u bashkohet artistëve në sheshin para teatrit, në shenjë mbështetje për kauzën e tyre. Priret që kreu i PD-së të mbajë dhe një fjalim ku do të shpreh dhe qëndrimin e PD lidhur me godinën e teatrit dhe restaurimin e saj.

Ndërkohë nesër në Kuvend, PS-ja ka parashikuar miratimin e projekligjit për shembjen e Teatrit dhe dhënien e pronës një kompanie private.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?