FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha takim me aleatët në selinë e PD-Sot përgjigjja zyrtare për paketën “McAllister”

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka nisur një takim me aleatët, krerët e partive opozitare parlamentare në selinë e PD-së.

Pas takimit Basha pritet të japë një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit ose e njohur ndryshe si “Paketa McAllister”.

Zyrtari i lartë amerikan ndodhet në Tiranë

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee gjendet edhe sot në Tiranë për të pritur këtë përgjigje pas takimeve intensive të një dite më parë që rikthyen shpresat për një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë në takimin me gazetarët, Hoyt Brian Yee tha se paketa që u prezantua nga McAllister është një paketë e drejtë që mund të çojë drejt zgjidhjes.

Pavarësisht pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhje, Yee u shpreh se nëse ato çertifikohen si të rregullta nga OSBE, Shtetet e Bashkuara do t’i njohin.

Diplomati amerian theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nga demokratët dëmton Partinë Demokratike dhe imazhin e vendit.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?