Basha takon 3 orë kryetarët e degëve për Reformën Territoriale: Do nxjerr në terren Bardhin
Tre orë zgjati takimi i Lulzim Bashës me të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë Shqipërisë. Kjo mbledhje vjen në një kohë që selia blu është e angazhuar për të realizuar Reformën Terrioriale. Takimi nisi rreth orës 18;00 dhe të përfunduar pak para se ora të shënojë 21:00.
Basha ka bërë me dije se do të nxjerrë në terren sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Barrdhi, për propozimet për reformën, e ndërsa edhe në këtë mbledhje nuk kanë munguar kundërshtitë. Ka qenë Anton Pjetërnikaj që ka thënë se partia nuk mund të vijojë kështu.
”Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrordh demokracia”. Kundër Bashës edhe Dashamir Aliko dhe Isuf Çelaj i Tropojës. “Nuk mund të vahzdojmë kështu, duhet zgjidhje”.
KOHA JONË SONDAZH

