Basha takon Mediun, Selami takon Spahon dhe anëtarë të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me kompetenca të ngrira nga vete ai, thuajse gjatë gjithë ditës së sotme ka qëndruar në zyrën e tij në selinë blu, ku nuk kanë munguar takimet politike.

Basha është futur në zyrën e tij rreth orës 11;00 dhe ka qëndruara deri në orën 15:00, ku është takuar edhe me aleatin republikan Fatmir Mediu.

Paraditen e sotme, ne selinë blu ka qëndruar dhe deputeti Eduard Selami, i cili ka shpallur zyrtarisht garën për kreun e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se Selami ka zgjedhur tu flase demokrateve te thjeshte dhe t’u shpjegoje rëndësinë e bashkimit dhe ngjalljes se shpresës për t’ia rikthyer lidershipin e Partisë Demokratike  demokrateve siç na pohuan militantët dhe mbështetësit që biseduan me te.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kandidati për kreun e demokratëve është takuar është fotografuar në kafe me sekretarin organizativ Enno Bozdo dhe nënkryetarin Edmond Spaho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?