Basha voton me dy gishta, ja mesazhi i tij para qendrës së votimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtur Qendrës së Votimit, i shoqëruar nga dy prindërit e tij, si dhe nga vëllai me bashkëshorten. Edhe kryedemokrati Basha është shfaqur i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart teksa hidhte në kuti fletën e votimit. Në ardhje, ai është takuar me të gjithë qytetarët që prisnin jashtë qendrës së votimit për të votuar.

Duke folur për mediat, pasi votoi, Basha ka përcjellë mesazhin e tij për qytetarët.

“Dua ta nis me një urim për besimtarët myslimanë, pasi një muaj sakrifice. Sot eshte nje dite e rendesishme per Shqiperine. Dita kur shqiptaret vendin me vote per shqipteret”, tha Basha.

Më pas, Basha u ka drejtuar një mesazh në veçanti, qytetarëve të zhgënjyer nga politika: “Ejani votoni dhe ndryshoni vendin,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?