Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë

Në ditën e 77 të prostestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se “zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë”.

“Opozita qëndroi e bashkuar, siç u dha fjalën qytetarëve dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Edhe partitë qeveritare nuk regjistruan koalicionin e tyre dhe kjo është prova më e qartë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Pavarësisht kësaj, republika e vjetër po bën gjithçka për të ngadalësuar vrullin popullor drejt republikës së re”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi: “Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, kriminelë, oligarkë dhe politikanë të korruptuar, të cilët vetëm në 3 vjet u kanë vjedhur shqiptarëve 2.8 miliardë euro. Kjo është arsyeja pse pacientët i blejnë me para’ ilaçet në farmaci private, kjo është arsyeja pse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë dhe taksat janë rritur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?