FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Zgjedhjet, fitore e madhe për PD. Qytetarët braktisën Ramën dhe Metën

 

Lulzim Basha  tha sot ne një konferencë për mediat se zgjedhjet e 21 qershorit janë një fitore e madhe për Partinë Demokratike.

Ai tha kjo parti në këto zgjedhje është ringritur. Ndërkohë ka thënë se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet për manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto zgjedhje janë një hap i madh përpara për PD-në, pavarësisht hartës territoriale të manipuluar nga dyshja Rama-Meta, pavarësisht malavitës, që veproi për të trembur dhe kërcënuar kandidatët dhe mbështetësit tanë, pavarësisht përfshirjes së administratës në zgjedhje, pavarësisht së transferimit të mijëra zgjedhësve, pavarësisht presionit ndaj mediave të lira, pavarësisht gjuhës kërcënues të krerëve të qeverisë dhe pavarësisht blerjeve masive të votave, Partia Demokratike ka hedhur një hap të madh përpara në drejt ringritjes dhe duke fituar disa bashki të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një fitore për të gjithë demokratët.

 Dua t’iu drejtoj një thirrje numëruesve të Partisë Demokratike dhe numëruesve në përgjithësi, që të mos manipulojnë votat për Këshillat Bashkiakë.

Nga ana tjetër, me gjithë investimit total, pazaret, koalicioni i tyre ka pësuar një përbuzje dhe braktisje të madhe nga ana e qytetarëve”, tha Basha në një konferencë për shtyp.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?