Bashës i ikin 2 deputetë. Çollaku: Të hapen dosjet e deputetëve. Turp!
Votimi i Gramoz Ruçit si kryetari i ri i Parlamentit ka treguar një rrjedhje votash nga opozita e djathtë, çka ka shkaktuar rebelim në radhët e demokratëve, të cilët sapo kanë nisur në rrjetet sociale një revoltë ndaj “tradhëtarëve” në radhët e PD-së.
Një reagim i ashpër vjen nga kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie Kreshnik Çollaku, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” kërkon hapjen e dosjeve të të gjithë deputetëve demokratë që ishin sot të pranishëm në votimin e Gramoz Rruçit. Në reagimin e tij, Çollaku e cilëson turp për opozitën votimi pro i kandidaturës së propozuar nga Partia Socialiste.
“Duhen hapur dosjet…dy ushtare te Gramozit mes opozites !!! Turp. Skllever !!!”- shkruan Kreshnik Çollaku në reagimin e tij.

Votimi në Kuvend
Gramoz Ruçi është zgjedhur sot kryetar i ri i Kuvendit. Kështu, pas numërimit të votave për Ruçin, rezultuan 80 pro, dy prej të cilave thuhet se janë nga PD-ja, ashtu si edhe vota abstenim.
Votat kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.
Votimi ndryshe i këtyre deputetëve të opozitës së djathtë, vjen pasi PD ka shpreh qëndrimin kundër zgjedhjes së Ruçit në krye të parlamentit.
Votimi
74 vota nga PS
1 nga Tom Doshi
3 nga PDIU
2 ?
KOHA JONË SONDAZH

