Bashkëbisedimi me gazetarët, Rama: Pastrimi i bregdetit nga qeveria

Pastrimin e bregdetit do ta marrë në dorë qeveria. Duke folur nga Velipoja në një bashkëbidesim me gazetarët, Rama tha se Bashkitë e kanë të pamundur për ta realizuar.

Nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë, kanë të drejtë që ankohen. Është një fushë që do ta marrë në kontroll qeveria dhe duhet të bashkëpunojë me bashkitë për elementë të caktuar. Nuk mund ta mbajnë dot bashkitë. Si mundet dot të pastrojnë bashkitë me efikasitet brengdetin duke pasur parasysh që taksa e pastrimit që ato mbledhin aq sa e mbledhin është për administrimin e  një territori me një popullsi të caktuar dhe rritja eksponenciale e popullsisë në zona të caktuara për shkak të sezionit ua bën të pamundur të adminsitrojnë pastrimin. Dhe kjo kërkon ndryshim. Mandati i parë ka shërbyer si burim eksperince dhe dije dhe tani një sërë gjërash janë shumë të qarta sesi duhet të bëhen”- u shpreh kryeministri.

Mbytjet e turistëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbytjet e turistëve në plazhe, ishte shqetësimi i parë për të cilën gazetarët e pyetën ndërsa kryeministri shpejtoi të justifikohej me fjalët: “Me sa di shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara. Dikush shkon larg dhe pëson infarkt, kësaj s’ke çi bën. Nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare. Por është këtë çështje do ta fusim në standardin e vitit të ardhshëm. Kemi një plan të mirë vitin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë situatë”,- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Bashkitë të përballojnë emergjencat, dënim për zjarret

Kryeministri Rama deklaruar po ashtu, se bashkitë duhet të përballojnë vetë Emergjencat Civile.

Deklarata e kreut të qeverisë vjen pas situatës së vështirë që kaloi vendi me zjarret. Rama tha gjithashtu se për zjarrvënësit duhet të ketë dënime të ashpra nga gjykatat.

“Bashkitë të përballojnë vetë Emergjencat Civile. Të punojmë që tani për aspektin e zbatimit të ligjit. Duhet të mobilizohet edhe popullata në shtresa dhe nivele të caktuara, në disa nivele detyruese, dhe më pas do të shikojmë si do të jetë rezultati, por besoj se do jetë shumë më në kontrollon.

Plus që shpresoj që ata që janë ndaluar për zjarret, të marrin dënimet që meritojnë, sepse kjo histori me zjarret e qëllimshme është e pabesueshme pavarësisht se këtë vit ka pasur probleme edhe në Itali, Spanjë, Greqi. Sidomos Italia, nga të cilët nuk morëm asnjë ndihmë sepse ata kishin zjarre pafund”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?