Bashkia Dropull: Zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar. Hiqni bazën materiale
Kryetarja e Bashkisë së Dropullit, Arqiela Deçka ka kërkuar sot nga KQZ, Ministria e Brendshme dhe nga kryeministria, që të marrin masa për zbatimin e dekretit të Presidentit Ilri Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kërkesa drejtuar KQZ-së, kërkon heqjen e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve nga ambientet publike. Gjithashtu kërkohet edhe heqja e listës së zgjedhësve, e cila është afishuar në zonat kryesore të Bashkisë.
Kërkesa
Lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.80 ndodhur në vatrën e kulturës në fshatin Grapsh. Heqjen e listave përfundimtare të publikuara dhe afishuara në institucionet arsimore, ( çerdhe-kopshte-shkolla) të cilat janë në pronësi të Bashkisë.

KOHA JONË SONDAZH

