Bashkimi i Ministrive, Vasili: Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë

Qeveria “Rama 2”, do të jetë e vogël, këtë e tregoi vetë Kryeministri Rama me shkrirjen e 8 ministrive, nga të cilat disa i bashkoi bashkë. Por për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, bashkimi i Ministrisë së Turizmit me atë të Mjedisit, tregon injorancën e një qeverie e cila bën festë.

“Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë”,-shkruan Vasili.

Në vend të ta kthente turizmin në një mundësi madhore të zhvillimit, sipas Vasilit me këtë lëvizje, Kryeministri e ktheu në hiç. “Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese”,-shton kreu i deputetëve të LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund Vasili shkruan se do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, të gërshetuar me të qënurit kryeinjoranëtët në Europë. “Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës. Shkollëpaktit aferim…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?