Bashkitë e PD, LSI, PDIU nisin mbylljen e KZAZ

Bashkitë që drejtohen nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë nisur mbylljen e zyrave të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
Vendimi vjen pas dekreti të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, krerët e këtyre bashkive kanë njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionin e Prefektit, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, për largimin e zyrave të komisioneve zgjedhore që organizojnë zgjedhjet.
Bashkitë që kanë nisur largimin e zyrave dhe listave të zgjedhësve janë; Kukës, Mat, Skrapar, Delvinë, Përrenjas, Dropull, Gjirokastër, Berat, Rrogozhinë, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?