FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Batuta e Patozit me reformën: Po deputetët që shesin mandatin sa do dënohen?

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të zhvilluar sot paradite ku Lulzim Basha prezantoi ndryshimet që PD ka propozuar për rritjen e penaliteteve për ata që tentojnë të shesin apo blejnë votën, nuk ka munguar as një batutë e Astrit Patozit.

BalkanWeb mëson se gjatë kohës kur kreu i PD-së, Basha ka shpjeguar ndryshimet është ndërprerë nga deputeti demokrat Astrit Patozi i cili ka pyetur Bashën: “Kryetar dëgjova që një qytetar që tenton të shes apo të blejë votën dënohet nga 1 deri në 7 vite burg.

Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shes mandatin dhe të kaloj me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota?

Swiss Digital Desktop Reklama

E them këtë se me këtë logjikë duhet të dënohej me burgim të përjetshëm. Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi”, ka thënë duke qeshur Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?