FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Batutat e Ramës me gratë dibrane: Me Lulin kryeministër do na rrijë 12 sahati

Pas takimit me banorët e Bulqizës, kryeministri Edi Rama vazhdoi vizitën e tij në Peshkopi ku u takua me gratë dibrane. Kreu i qeverisë u bëri thirrje grave që të votojnë Partinë Socialiste nëse duan që punët në vend të vazhdojnë.

“Si mundet një prind që të votojë për Lulin kryeministër, kur ai s’bën asnjë punë. E kishte Sahatin e Tiranës, 4 metra nga zyra kur ishte kryebashkiak, dhe në 4 vite Sahati nuk punoi. Pse? Se Luli ka sahatin e vet. Me Lulin kryeministër sahati 12 do na rrijë,” tha Rama.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e gruas në shoqëri gjatë fjalës së tij, dhe tha se pa gratë burrat nuk mund të bëjnë asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam bindjen që Shqipërinë e kanë marrë në qafë burrat, jo gratë. Eksperienca në punë, më ka aprovuar se sa shumë ka pasur Çajupi kur thoshte pika që s’u bie burrave se nga gratë rrojnë. Pas rënies së diktaturës dhe rrugës për demokraci e ka stërprovuar që problemi janë burrat, jo gratë. Jam i bindur që nuk ka burrë që edhe se nuk e pranon, që pa gratë në shtëpi, është i mbaruar. Edhe pse bëjnë si komandantë që i dinë të gjitha, e dinë që Ministri i Brendshëm është dikush tjetër, gruaja,” tha kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?