FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BATUTAT/ Rama: Më nxore mallin e Violeta Manushit, Salianji: Më kujtove Koçin

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalimit të tij nga Kuvendi ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Ramës ui desh të fliste për 40 minuta në një fjalim për programin e tij por që nuk kishte asnjë program brenda. Nga ana tjetër ai u shpreh se Tahiri, erdhi dhe bëri moral nga foltorja e Kuvendit njëlloj sikundër bëjnë moral vajzat që dalin nga një shtëpi publike.

Ndërsa, ai ka akuzuar qeverinë, për varfërinë, kanalizimin e vendit, për sistemin shëndetësore, papunësinë si dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, kryeministri gjatë gjithë kohës ka ndërhyrë duke ironizuar dhe thënë po po, gjatë fjalës së deputeti demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në përfundim të fjalës së deputetit, Rama ka e thumbuar duke i thënë se: Më nxore mallin e Violeta Manushit.

Por nga ana e tij Salianji i ka thënë se: Më kujtove Koçin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?