BBC, CNN e NY Times distancohen nga Charlie Hebdo.Nuk e publikojnë kopertinën

Disa prej mediave prestigjioze në botë, kanë vendosur të distancohen nga publikimi i kopertinës së revistës së përjavshme satirike franceze, “Charlie Hebdo”. Në numrin e parë pas sulmit terrorist në redaksinë e saj, që la 12 viktima, revista zgjodhi të kishte sërish një karikaturë të profetit Muhamed, të përlotur, me titullin: “Gjithçka është e falur, “Je suis Charlie”. BBC apo CNN vendosën të mos e publikojnë karikaturën e profetit. Edhe New York Times e Al Jazeera morën të njëjtin vendim.

CNN shprehu shqetësimin për sigurinë e stafit të vet dhe ndjeshmërinë ndaj audiencës myslimane të saj.

Të përditshmet britanike “The Guardian” dhe “The Indipendent” u treguan të kujdesshme gjithashtu, ndonëse e publikuan karikaturën. Ata e përfshinë atë  brenda në lajm duke lajmëruar që në fillim të tij se “Ky artikull përmban imazhin e faqes së parë të revistës që për disa mund të jetë ofenduese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?