BE: Ja çfarë presim nga qeveria “Rama 2”

48 ore para se kryeministri Edi Rama te shpalle kabinetin me te cilin do te qeverise Shqipërinë ne 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet te fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e ne mënyrë specifike tek vetingu. E kontaktuar nga Vizion Plus, zedhenesja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit te reformës ne drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.

“Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma. Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit”,- tha Koçijançiç.

Komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e tw premtes ne Tiranë, per t’u bere pjese e takimit te se shtunës mes kryeministrave te Ballkanit Perëndimor, një takim qe për Brukselin do te shërbejë per te diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit te Triestes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takimi i liderëve në Durrës do të bashkojë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas takimit të suksesshëm të Samitit të Triestes, në korrik. Veçanërisht, zbatimin e planit të veprimit për të thelluar integrimin rajonal ekonomik, për të cilin u ra dakord në Samitin e Triestes. Diskutimi do të fokusohet në hapat e menjëhershëm qe duhen ndërmarrë para fundit të këtij viti, për t’u siguruar që plani i veprimit do të përkthehet në rezultate konkrete dhe në mundësi të reja për rajonin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Procesi i vetingut dhe zbatimi i reformës ne drejtësi, pritet te nise ne muajin shtator e pas kësaj, Shqipëria synon hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE, e cila duket se do te jete nje prej sfidave kryesore te qeverise Rama 2.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?