BE-ja e Romana Vlahutin kërkon seancë të jashtëzakonshme për Magjistraturën

Delegacioni i BE në Shqipëri thotë se ngërci i krijuar me ligjin për shkollën e Magjistraturës duhet të zgjidhet me anë të një seance të jashtëzakonshme, ose me përparësi në muajin shtator. BE bën thirrje politikë shqiptare për tejkalimin e kësaj situate.

“BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator”, thuhet në reagimin e BE për Ora News.

Delegacioni i BE sqaron gjithashtu se formimi i gjykatësve dhe prokurorëve të rinj është më i rëndësishëm se kurrë, ndërsa shprehu keqardhje që partitë politike në Shqipëri nuk arrijnë marrëveshje lidhur me ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Formimi i gjykatësve dhe prokurorëve të rinj është më i rëndësishëm se kurrë, kur marrim parasysh se si pasojë e procesit të vettingut, një numër i caktuar gjykatësish dhe prokurorësh po shkarkohen nga detyra dhe duhet të zëvendësohen. Shprehim keqardhje që partitë politike në Shqipëri nuk arrijnë marrëveshje lidhur me ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me rekrutimin e kandidatëve për formimin fillestar gjatë vitit akademik 2018-19”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?