FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE, Kocijancic: Nuk qenë ‘mrekullira’, zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri

‘Nuk qenë mrekullira, por rezultat i një pune të madhe dhe vullneti politik”. Kështu i konsideron, Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, zgjidhjet e dy krizave politike në Ballkanin Perëndimor, në Maqedoni e Shqipëri.

“Nuk besoj se është rasti i një mrekullie, – tha Kocijanci, – por rezultati i një pune të madhe dhe vullnetit politik. Kur flitet për Ballkanin perëndimor, siç e dini, ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE e ku Bashkimi Europian është mjaft i angazhuar.

Lidhur me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kthesës të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e gjithë rajonin,” u shpreh Zëdhënësja e BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?