BE mbështet SHBA-në për “non-gratat”
“Non-gratat” e SHBA-së mbështeten edhe nga Bashkimi Europian. Javët e fundit, në listën e zezë të DASH, u futën edhe ish-deputeti Aqif Rakipi dhe Ndroqi. Më herët, “non-grata” u shpall edhe Sali Berisha.
Komiteti i punëve të jashtme në parlamentin evropian është shprehur në mbështetje të urdhrit ekzekutiv amerikan, që ka shënjestruar persona që sipas Uashingtonit, kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
“Mirëpresim angazhimin e rinovuar dhe konstruktiv të shba në ballkanin perëndimor, duke përfshirë fokusin e tyre në luftën kundër korrupsionit; nënvizojmë në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv për sanksionimin e personave që kontribuojnë në situatën destabilizuese në ballkanin perëndimor. Si dhe veprimet që synojnë individët dhe subjektet për aktet e tyre të korrupsionit”-thuhet në amendament.
KOHA JONË SONDAZH

