FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE mbështet studentët: Protestat janë shprehje e demokracisë

Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar sot në ditën e 14 të protestës së studentëve për kushte më të mira.

BE shprehet se protestat e studentëve janë shprehje e shëndetshme e demokracisë. Gjithashtu BE thekson se kërkesat e studentëve kanë një mbështetje të gjerë në shoqërinë shqiptare.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”,- thuhet në reagimin e zyrës së BE në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita e 14 e protestës së studentëve

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?