BE: Me ndryshimin e ligjit për partitë u shkel kodi zgjedhor

Për Bashkimin Europian ndryshimet në ligjin e partive politike para zgjedhjeve parlamentare bien në kundërshtim me reformën zgjedhore. Kreu i Zyrës së Këshillit Europian si dhe kreu i Operacioneve në Delegacionin e BE në Shqipëri kërkuan përfundimin në një kohë sa më të shpejtë të reformës zgjedhore.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri si dhe Këshilli Europian i konsideruan ndryshimet e bëra në ligjin për partitë politike, para zgjedhjeve parlamentare në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Në tryezën për financimin e fushatës zgjedhore, Kreu i Këshillit të Europës, Klaus Neukirch, bëri thirrje per miratim sa të më të shpejtë të reformës zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klaus Neukirch: Ndryshimet në ligjin për partitë politike një muaj para zgjedhjeve janë në mospërputhje me kodin zgjedhor. Rekomandimet e Instrumentit Horizontal të Bashkimit Europian nuk janë zbatuar plotësisht. Reforma zgjedhore duhet të ecë përpara dhe duhet të jetë një paketë gjithëpërfshirëse, e realizuar me dialog dhe kompromis, duhet të merren parasysh edhe rekomandimet nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR si dhe Komisioni i Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kreu i Operacioneve në delegacionin e BE në Shqipëri, Stephan Storka, tha se duhet t`i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë për partitë politike që konstatohen në shkelje të ligjit.

Stephan Storka: Ashtu sikursë theksoi Presidenti Junker, nese duam më shumë stabilitet me fqinjët tanë, atëherë ne duhet të mbajmë të besueshëm perspektivën europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet kandidate duhet të forcojnë sundimin e ligjit si dhe të respektojnë të drejtat themelore të njeriut. 

Për Kryetarin e KQZ, Klement Zguri, transparenca financiare e partive politike është një sfidë për Shqipërinë.

Klement Zguri: Zhvillimi i fushatave zgjedhore luksoze dhe mungesa e transparencës së finacimit të partive politike për një vend të vogël si Shqipëria është fenomen i papranueshëm, pasi ushqen korrupsionin zgjedhor dhe politik.

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, theksin e vendosi të rishikimi i ligjit për partitë politike.

Afrim Krasniqi: Duhet kërkuar një mekanizëm tjetër, një mekanizëm që tejkalon organin politik të KQZ-së.

Këshilli Europian por edhe delegacioni i BE në Shqipëri garantuan mbëshetjen për reformat që vendi ynë duhet të ndërrmarë për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?