FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bechetti: Rama si Putini

 

Pronari i Agon Channel Francesko Bechetti jo vetëm që ka paditur shtetin shqiptar në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit, por ai po kërkon të tërheqë një paralele mes Rusisë dhe Shqipërisë, madje midis Ramës dhe Putinit. I njohur si një nga magjistarët e “gjyqeve të pista” Francesko Begeti ka arritur ti mbushë mendjen ish avoakatit që fitoi gjyqin e Kodhorovskit dhe kompanisë së famshme Yukos duke e detyruar administratën e liderit autark rus të paguajë rreth 50 miliard dollarë dëme“Avokati Phelippe Pinsolle, është ai që e ka detyruar Rusinë dhe Vladimir Putin t’i paguaj firmës private Yukos të biznesmenit Kodorkovski mbi 50 miliard dollarë. Ngjashmëritë e këtyre dy çështjeve e kanë nxitur avokatin e famshëm Pinsolle që me dëshirë të plotë të marrë këtë çështje në dorë” deklaroi sot Agon Channel. Dosja voluminoze me të gjitha provat ku pretendohet se akuzat kundër Begetit dhe ortakëve të tij në biznes janë të fabrikuara është dorëzuar tashmë në qendrën nderkombetare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?