Begaj dhe Godelli ngrenë flamurin në Vlorë

Më pas, krerët e lartë të shtetit zhvilluan homazhe edhe te varri i Ismail Qemalit. E gjithë Shqipëria, ashtu si edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë ditën e Flamurit. Sheshet e qyteteve janë zbukuruar me simbole kuqezi dhe gjatë ditës rrugët pritet të mbushen nga qytetarë në kuadër të aktiviteteve të organizuara.

Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, Rama shkruan “Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësise së Shqipërisë”. Ndërsa ka informuar edhe rreth organizimit që do të zhvillohet nesër mbrëma për natën e bardhë.

“Festivali i parë i Dritave në Shqipëri ndez nesër mbrëma Tiranën”, shkruan ai. Shqipëria feston sot 102 vjetorin e pavarësisë. Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeevritar udhëtuan drejt Vlorës, ndërsa kryetari i PD-së njëkohësisht dhe kreu i bashkisë së Tiranës është i  pranishëm ë ceremonitë që do të zhvillohen në kryeqytet.

SHKARKO APP