Behgjet Pacolli kalon me Haradinaj

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është prishur.

Pas një takimi të gjatë me Isa Mustafën, Pacolli ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA. Kjo prishje e koalicioni AKR-LDK i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse në vend.

Behgjet Pacolli ka thënë se e respekton tejmase kryeministrin në largim Isa Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri më i sinqertë që ka pas ndonjëherë Kosova është Isa Mustafa. Kemi punuar shumë me Mustafën dhe i kemi kryer të gjitha obligimet”, ka thënë Pacolli duke shtuar se nga sot rrugët e tyre janë ndarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deputetët e AKR-së do të formojnë një grup të vetëm parlamentar”, ka thënë Pacolli pas takimit me kryeministrit Mustafa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?