Belind Këlliçi: Ja plani i protestës së 13 majit (VIDEO)
Partia Demokratike ka ftuar qytetarët në një protestë masive të shtunën e 13 majit. IN tv ka zbardhur detaje të axhendës së protestës. Rreth orës 11:00 në 5 pika në kryeqytet do të mblidhen qytetarët, që do të vijnë nga rrethet e më pas do të drejtohen drejt bulevardit, ku prej 84 ditësh është instaluar çadra e lirisë.
Pikat e grumbullimit:
Taivani
Pallati i Sportit Asllan Rusi
Rruga e Elbasanit
Piazza
Stacioni i Trenit
Mësohet se Partia Demokratike nuk ka kërkuar leje pranë Policisë së Tiranës për bllokim të rrugëve, në funksion të protestës. Edhe pse protestuesit do t’i drejtohen çadrës në këmbë, ata kanë preferuar trotuaret dhe jo rrugët. Nëse nesër do të shihni grumbullime të mëdha qytetarësh, mos u trembni, pasi rrugët janë menduar të jenë të lira! Por, nëse vërtetë qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së demokratëve, trafiku do të rëndohet në zonat ku do të kalojnë protestuesit. Ndërkohë, një prej organizatorëve të protestës, kreu i FRPD-së Belind Këllici, zbardh për IN tv disa detaje të protestës së 13 majit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Sae3DckANZ8&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Belind Këlliçi: Rreth orën 12:00 do të bëhet mbledhja e të gjithë qytetarëve që do të vijnë nga e gjithë Shqipëria, për të qenë pjesë e kësaj proteste. Sigurisht protesta do të kulmojë me fjalën e kryetarit të opozitës së bashkuar dhe kryetarit të Partisë Demokratike zotit Basha dhe më pas, unë nuk mund t’i them sot, më pas do të shihni të gjithë skenaret.
Ndërkohë, për të garantuar një pjesëmarrje masive në protestë, të gjithë deputetët dhe krerët e degëve të PD-së, prej disa ditës po trokasin në dyert e familjeve shqiptare, duke u kërkuar pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës.
KOHA JONË SONDAZH

