Belind Këlliçi: Kohës së Ramës i ka ardhur fundi, sulmoi SPAK-un për hallet e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka reaguar, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot për SPAK.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme sot të hetojë Sali Berishën, Ilir Metën dhe zyrtarët e lartë.

Sakaq, në një deklaratë për mediat u shpreh se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe se sot sulmoi SPAK-un për hallet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kohës së Edi Ramës i ka ardhur tashmë fundi. Ai kryeministër që kyç gojën, kur trafikantët përmendin një ministër të tij, ndërkohë që sulmon SPAK, do të thotë se ai nuk ka hallin e drejtësisë, por karriges së tij. I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?