Belind Këlliçi në Kombinat: Banorët e prekur nga tërmeti presin shtëpitë e premtuara. Ky është angazhimi ynë!

Kandidati i PD për Tiranë, Belind Këlliçi së bashku me kryetarin e degës 6, Dash Visha është takuar me banorë, biznese e kalimtarë në Kombinat.

Këlliçi ka folur për banorët e prekur nga tërmeti dhe u ka premtuar atyre ndërtimin e shtëpive dhe jo zhvendosjen e banorëve të Kombinatit në fshatrat përreth.

“Fotot flasin sa 1000 fjalë. Ky është Kombinati që shohin çdo ditë banorët. Banorët e prekur nga tërmeti presin shtëpitë e premtuara. Deri tani me sytë nga qielli. Ka skamje dhe trishtim por ka dhe shpresë. Edhe 39 ditë!”, shkruan më tej Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e Degës 6 të PD Dash Visha, për të biseduar me banorë, biznese e kalimtarë në Kombinat.
Fotot flasin sa 1000 fjalë. Ky është Kombinati që shohin çdo ditë banorët. Banorët e prekur nga tërmeti presin shtëpitë e premtuara. Deri tani me sytë nga qielli. Ka skamje dhe trishtim por ka dhe shpresë. Edhe 39 ditë! Do ia nisim nga këtu! Do ndërtojmë shtëpitë aty ku janë dhe me sipërfaqen që kanë! Nuk do të lejojmë zhvendosjen e banorëve të Kombinatit në fshatrat përreth! Ky është angazhimi ynë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?