Belinda Balluku në Allkaj të qarkut Fier: Ndërkohë që të tjerët merren me përbaltjen, ne punojmë për Shqipëria 2030

Belinda Balluku vazhdon fushatën intensive në Qarkun e Fierit. Ajo ka postuar një video nga Allkaj. Balluku synon 10 mandate deputeti.

“E gjithë atmosfera që duket në këto foto është 100% e vërtetë. Rrethuar me dashuri nga njerëzit e punës, në fushën e Myzeqesë, në zemër të saj, në Allkaj. Biseduam dhe bëmë planet për të ardhmen, ashtu siç myzeqarët e meritojnë.

Ndërkohë që të tjerët merren me përbaltjen, ndërkohë që të tjerët merren me justifikimin e humbjes së tyre të madhe , ne kemi kohë vetëm për të punuar, kemi kohë vetëm për të parë përpara sepse Shqipëria 2030 i takon shqiptarëve dhe jo kënetës e baltës”– shkruan zv/kryeministrja sapo ka mbaruar takimi entuziast. Pas kryeministrit Rama, Belinda Balluku është njeriu më karizmatik dhe popullor në PS, gjë të cilën ajo po e vendos në funksion të një fitore spektakolare në qarkun ku është drejtuese politike.

SHKARKO APP