FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi: Kjo është bashkëqeverisja e Ramës me Saliun

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka komentuar sërish marrëveshjen e arritur sot mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në rrjetet sociale, Blushi shkruan se kjo marrëveshje do të mbahet mend në historinë e vendit si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike.

Sipas tij, kjo është bashkqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën. Më tej, deputeti shton se Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe as nuk e kishte merituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN! Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën.Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si cdo të keqe”, shkruan Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?