FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi: Rama gënjeu për Rrugën e Arbrit, vodhi paratë

LIBRA ka dalë në këto zgjedhje për të mbrojtur shqiptarët nga korrupsioni vjedhja e dhuna e kësaj qeverie. Kështu është shprehur kreu i kësaj partie Ben Blushi teksa ka kërkuar votën e qytetarëve të kukësit.

Blushi: Arsyeja themelore pse Libra është në këto zgjedhje është për t’u mbrojtur. Do ju mbrojë nga dhuna e tyre. Do ju mbroje nga korrupsioni, nga vjedhja e tyre.

Në ndalesën e rashës në qytetin e Dibrës Blushi u kujtoi banorëve se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për Rrugën e Arbrit pasi paratë e rrugës i ka vjedhur Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blushi: Çfarë i beri Edi Rama paratë e Rrugës se Arbrit e dini? Ja dha Gjushit për beton në Durrës. I bëri rrush e kumbulla për t’i ndarë me shokët e vet  të krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i partise Libra Ben Blushi  u kërkoi mirditorëve të mos votonin për partitë e vjetra, pasi të gjitha janë e njëjta gjë,  por te votonin për Libra, e cila do t’i mbrojë.

Ora News -  Blushi: Rama gënjeu për Rrugën e Arbrit, vodhi paratë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?