FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beqiraj publikon mesazhet: Vendimi për tërheqjen time nuk është imponuar nga PS

Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri i cili paraqitit së fundmi kërkesën për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 Qershorit, ka deklaruar në studion e lajmeve të Fax News se ka në adresë të tij kanë mbërritur mesazhe të shumta që i kërkonin të mos tërhiqej nga gara.

Në këtë mënyrë Beqiri përgënjeshtroi zërat se vendimi i tij për tu tërhequr nga gara ishte një lëvizje e imponuar nga socialistët dhe për këtë ka puvblikuar mesazhet e mbërritur në celularin e tij nga Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe anëtari i KQZ Elidian Salianji.

“Kam mesazhe që provojnë se më kanë bërë thirrje që të mos tërhiqem nga gara. Elidian Salianji me sa di e ka emrin ai djali i KQZ që është anëtarë i PS-së që më ka thënë ta kthej mbrapsht vendimin që kam marrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje Idajet, ju lutem rishikojeni qëndrimin tuaj për të mos hyrë në zgjedhje. Ju bëjmë me dije se një vendim i tillë çon ujë në mullirin e Metës dhe Berishës. Konsiderojeni edhe njëherë vendimin për t’u tërhequr nga gara”, shkruante Koçi në mesazhin e dërguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?