Berat Buzhala për foton e Ramës me Ronaldon: Po i trajton shqiptarët si lopë…

Gazetari Berat Buzhala, drejtues i gazetës “Ekspress” në Kosovë, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për foton e publikuar në Facebook me futbollistin Ronaldo. Në një shënim në Facebook, Buzhala thotë se nëse Rama do të ishte një qytetar pa pushtet, dalja në foto me Ronaldon do t’i shkaktonte xhelozi dhe vlerësim. Por kur fotoja postohet nga kryeministëri i vendit me të varfër në Europë, që udhëton me avion për të shkuar në stadium e një shteti tjetër për të ndjekur Ronaldon, kjo është një fyerje për ata që e kanë zgjedhur.

Postimi i plotë i Facebook i gazetarit Berat Buzhala:

“Ka shku në Itali me e bo një foto me Ronaldon, duke abuzu me pozitën e tij politike. Kryeministri i shtetit me të varfër në Europë shkon ne Itali, me e taku njanën prej ikonave të futbollit botëror. Dhe këtë takim e ilustron ne Facebook, sikur me deshte me iu thanë shqiptareve: A po e shihni oj loptë e mia se sa i zoti jam unë?

Swiss Digital Desktop Reklama

A po e shihni o zhelana çfarë Kryeministri të jashtëzakonshëm keni?

Swiss Digital Mobile Reklama

O të mjerë, ju nuk me meritoni mua, sepse unë e takoj çdo njeri në këtë planet, kurse ju nuk keni buke me e mbushë stomakun.

Pra, miq, ky është nënteksti i kësaj fotoje. Sikur Ronaldo të kishte qenë për vizite zyrtarë në Shqipëri, hajde me 1000 dreqën, Kryeministri i atij vendi mundet me e taku, se nuk ka ku shkon përtej shtetit te vet. Mirëpo, me shku ne Itali, me e keqyr një derbi, me e realizu një foto me yllin e futbollit, me e plasu ne faqen e tij ne Facebook, kjo është aq e shëmtume, aq e pashpirtë, sa është ngapak edhe qesharake.

Ed, unë i kisha lëpi buzët nga xhelozia nëse ti e kishe taku Ronaldon, a e kishe taku kendo ne kete bote, duke mos qene Kryeminister i shtetit, ose duke mos qene i zgjedhur i popullit, por duke qene nje individ i suksesshem i shoqerise shqiptare.

Ti Edi, ti që e udhëheq Shqipërinë tash në mandatin e dytë, krejt ç’ka ke arrite ka qenë rritja e hapësirave për kultivimin e drogës:).

Batoni nuk ke me ty a?”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?