Berish: Ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Zvërnec të Vlorës, ku tre të rinj humbën jetën në plazh.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha e shpall ditën e sotme ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar.
Duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët e të ndjerëve, ish-kryeministri lutet që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.
“Dite zie per Vloren dhe turizmin shqiptar! Te dashur miq, sot eshte nje dite zie per Vloren dhe turizmin shqiptar. Ne bregdetin e Vlores, Zvernec dhe Uji i Ftohte kane humbur jeten ne uje kater pushues; nje djale 14 vjeçar ne Uje te Ftohte dhe ne Zvernec, dy vajza nga Vlora dhe nje djale shqiptar nga Maqedonia, qe flijoi jeten ne perpjekje per shpetimin e tyre.
Me kete rast, le tu shprehim te dashur miq, ngushellimet me te sinqerta familjeve te te ndjereve dhe te lutemi qe shpirti i tyre te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! Sb”, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

