Berisha: 500 milionë lekë për FRESSH në Jalë!
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se një agjenci shtetërore ka dhënë 500 milionë lekë për organizimin që po mbahet në bregdetin e Jalës ku ndodhen të rinjtë e FRESSH.
Berisha i referohet mesazhit të dërguar nga një qytetar dixhital.
“Agjensia shteterore 500 milione lek per Fresh ne Jale!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nepunesit dixhital! sb
“Mirmenjgjes Doktor Berisha!
Drejtoria E Objekteve ne Bashkepronesi Shpenzon 500mln lek ne vit per 72 punonjes qe i nxierr ne teren per ligjin e administratorit dhe nuk paraqiten ne pune por keto dite te nxehta bejne plazh ne jale nderkohe qe duhet te ishin ne pune. Per mos ti hyre rezultateve ne pune qe i kane zero,. Kjo eshte nje skandal…. militantet e partise paguhen nga buxheti i bashkise te Erion veliajt dhe nuk paraqiten ne pune.
Kjo goca eshte kordinatore grupi ne bashkepronesia tani ndodhet ne jale me kryetarin e freshit.
Per te mos then qe ketu ka edhe punonjes me shkollen e larte ne proces”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

