Berisha akuzon Ramën: Shqipëria mes 4 vendeve me pabarazinë më të thellë në botë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të pasardhësit të tij në qeveri, Edi Ramës.

Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Facebook”, Berisha pohon se sipas një raporti të Oksfamit, qeveria “Rama” renditet në listën e 154 vendeve, bashkë me qeverinë e Nigerisë, Bahreinit dhe Mianmarit, për krijimin e pabarazisë në vend.

Ish-lideri i PD-së shkruan se pas 27 vitesh, Rama e renditi Shqipërinë në grupin e 4 vendeve me pabarazinë më të thellë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arritja çnjerëzore e Edi Ramës! Qeveria e tij ka thelluar tmerrësisht pabarazinë dhe renditur Shqipërinë në grupin e katër vendeve me pabarazinë më të madhe në botë! Sipas raportit prestigjioz të Oksfamit, në listën e 154 qeverive të botës, qeveria Rama renditet së bashku me qeverinë e Nigerisë, Bahreinit dhe Mianmarit, si qeveria që ka thelluar më shumë pabarazinë në vendin e vet. Ky është një rekord ndër më të zitë në listën e të gjitha rekordeve të zeza. Në vitin 1990, etërit e Edi Ramës kishin renditur Shqipërinë, së bashku me Angolën dhe Ugandën, në grupin e tre vendeve më të varfëra të planetit. Pas 27 vitesh, bastardi i tyre e rendit atë në grupin e 4 vendeve me pabarazinë më të thellë në botë!”- tha deputeti Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?