FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha debat me komentuesit: Ndrikulla të narko-shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto-montazh të kryeministrit Edi Rama që nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve të tij, të cilët kanë komentuar kundër ish-liderit të PD-së.

Por Berisha nuk ka ndenjur duarkryq dhe iu është përgjigjur më një tjetër akuzë komentuesve. Ai iu thotë atyre se ata që flasin janë njerëz të paguar apo me funksione në narko-shtetin, ndërsa iu sugjeron që foton e postuar nga ai vetë ta vendosin në zyrat e tyre.

Komentuesues 1: Sali mos u merr me gjëra të vjetra dhe po ka dalë për qejf të vet doli lakuriq po ti ke vra miqtë e tu shokët e tu …si guxon …e flet vlerat e Ramës nuk ia ul..dot

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Narko- shteti është antivlera më e madhe e tij Liri, është damka më e zezë që i ka vendosur Shqipërisë pas Enver Hoxhës për çdo shqiptar që do Shqipërinë më shumë se sa ndonjë kockë që Rama i ka dhënë për të lëpirë. Por duket se ju që e mbroni jeni ndonjë ndrikullë e Narko-Shtetit të Edvinit S.B

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentues 2: Një ish kryetar shtetit publikon të tilla budallallëqe… Epo edhe fëmijët e kopshtit do e drejtonin shtetin më mire se këto plehra…

Berisha: Shume e vërtetë Landi, Edvini yt që ka dalë plazheve të botes cullak, tani ndërton Narko-Shtetin në Shqipëri, si ç’shkruajti dje Financial Times gazeta me influente e Europës. Por me sa duket edhe ti ke ndonjë funksion në Narko-Shtetin e Edvinit. Sugjerimi im është që ju siçilistët të bëni këto foto të Edvinit si foton e tij zyrtare dhe ta mbani kudo në zyrat tuaja. S.B

Berisha fb ok

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?