Berisha: Deti po i shitet Greqisë, shqiptarët të ngrihen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisionin e Jashtëm, ku kryetarja Mimi Kodheli e mbylli mbledhjen sapo opozita do të bënte pyetje ndaj ministrit.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Kodheli e mbylli mbledhjen pasi nuk donte që të zbulonte tradhtinë që po bën Rama e Bushati, duke i shitur detin Greqisë.

Postimi i Berishës

Swiss Digital Desktop Reklama

Zografi urdhëron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun të mbyllë punimet e komisionit parlamentar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq, Zografi i dytë, për të mbylluar aktin e tradhëtisë së tij të lartë kombëtare urdhëroi sot ndrikull Mimi Trafikun të mbyllë në mënyrën më të paskrupullt seancën e pyetjeve në komisionin parlamentar për Ditzi Tradhëtar Bushatin për shitjen e Detit dhe pasurive përrallore të gazit dhe naftës të Shqipërisë në detin Jon.

Me aktin e sotëm banditesk, Zografi i dytë dhe Ditzi Tradhëtar Bushati vetëm se faktuan se ata kanë frikë vdeksore nga transparenca, e cila nxjerr në dritën e diellit dhuratën që i bënë Greqisë prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri kombëtare e Shqipërisë.

Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëveshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marrëveshjes me Zografin e dytë të Londrës ku vendosën copëtimin e dytë të trojeve shqiptare se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (pra zonën e naftës dhe gazit).

Me këtë rast u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen fuqishëm për t’i rezervuar Zografit të dytë dhe Ditzi Tradhëtar Bushtatit fundin e merituar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?