FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Do vazhdojmë me protesta deri në mosbindje civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se sulmit ndaj tij me grusht në protestën e opozitës, se kundërpërgjigja do të vijë përmes revolucionit.

Tani qëllimi ynë është siç votuam brenda partisë, të votojnë dhe shqiptarët. Ne duam që shqiptarët të votojnë. Nuk mund të kemi iluzion se me një kryeministër që në përputhje të aktit 3 të organizatës së kombeve të bashkuara po kryen gjenocid kundër shqiptarëve për shpërbërjen e tyre. Nuk kemi iluzion se do të kemi votë të lirë. Konstatoj me kënaqësi këtë të shqiptarët. Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?