Berisha ”ekslipson” Bashën në Kuvend, ja çfarë po ndodh

Kryetari i PD-së, Basha nuk është dëgjuar të flasë në seancën e sotme pas bllokimit të sinjalit të trasmetimit të Kuvendit nga TVSH. Ai që ka reguar fuqishëm ka qenë ish-kryeministri Berisha, ndërkohë që Lulzim Basha akoma nuk ka folur.

Po ashtu, Berisha do ta lërë pas edhe në kohë diskutimi kryetarin e PD-së, Basha. Mësohet se Berisha e ka kërkuar fjalën për diskutim në 6 pika të rendit të ditës, ndërsa Basha e ka kërkuar fjalën në vetëm 2 pika të tilla.

Basha pritet të diskutojë 30 minuta, ndërsa Berisha plot 90 minuta. Basha kthehet pas rreth 6 vitesh në Kuvend dhe si kryetar i opozitës pritet që të jetë zëri më i fortë ndaj qeverisë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?