FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Ende nuk kam thirrje nga SPAK-u!

  1. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur sot nga gazetarët nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, tha se ende nuk ka marrë fletëthirrje, por nëse do të marrë, do të shkojë.

Nuk më kanë dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.

SPAK-u ka hapur hetime për privatizimin e kompleksit “Patizani”, ku do të thërriten ish-kryeministri, ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në fund, sipas informacioneve nga brenda SPAK-ut, do të firmosen disa fletë arreste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?