FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Forca e Krimit godet fuqishëm në Shkodër, killeri shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ashpërsi sot pas vrasjes së rëndës që tronditi Shkodrën, ekzekutimin e një çifti në prani të fëmijës së tyre. Berisha ka akuzuar qeverinë dhe në veçanti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili vazhdon të trumbetojë me forcë sukseset e operacionit “Forca e ligjit”.

Berisha shkruan:

“Forca e Krimit godet fuqishem ne mes te rruges ne Shkoder! Ekzekutohen ish-shefi i krimeve dhe bashkeshortja e tij. Killeri shkoi drejt selise se partise siçiliste. Narkopolicia ne Shkoder ka detyra te tjera te rendesishme. Qyteti ne dore te krimit! Nderkohe Xhafa i droges shpall ne Vlore suksesin imagjinar ‘zero kanabis’! Ngushellime familjeve te viktimave!” përfundon Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?