FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Jemi mirënjohës që samiti po zhvillohet në Shqipëri, por fatkeq që përfaqësohemi nga Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestë.

“Përshëndetjet më vëllazërore. Mirënjohje më të pakufishme. Së pari, në emër tuaj më lejoni t’ju uroj me gjithë zemër mirëseardhjen në Tiranë liderëve të BE dhe Ballkanit. Është rast i veçantë t’u shprehim atyre mirënjohje të pakufishme për ndihëm dhe solidaritetin që I jepni Shqipërisë në dekada. Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët, në këtë kontekst. Ky samit është një mbështjell e madhe për PD-në, që me revolucionin e ’90 përmbysi diktaturën komuniste. Tre dekada më parë nisëm rrugën e demokracisë dhe tregut të lirë. Të nderuar miq, të gjithë shqiptarë e sa jemi këtu, jemi shumë mirënjohës me nderin e madh që iu bë Shqipërisë por dhe jemi fatkeq që përfaqësohemi në samit me njeriun që duhet të ishte para drejtësisë.

Ndjehemi fatkeq sepse pushteti i tij na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera të këtij kombi. Sot është dita që Europa dhe bota të njihen me të zeza e Shqipërisë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?