Berisha jep alarmin: Po terrorizohen demokratët, thirrje për mosbindje civile

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë dhe pushtetin se po terrorizon demokratët. Madje sipas Berishës, ‘mafia e Noriegës’ po bën gjithçka të largojë nga Shqipëria demokratët me familjet e tyre.

Ai iu bën thirrje shqiptarëve të mos largohen nga vendi dhe ka përsëritur thirrjen e bërë para zgjedhjeve për mosbindje civile, duke publikuar edhe mesazhin e një biznesmeni dixhital.

STATUSI I BERISHËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndal terrorit të mafies së zezë ndaj demokratëve!

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq, një valë terrori e paparë ka shpërthyer këto ditë nga mafia e zezë e pushtetit ndaj demokratëve në mbarë vendin. Mafia e Noriegës bën gjithçka, po përdor të gjitha format e presioneve antiligjore që të largoje masivisht nga Shqipëria demokratët me familjet dhe bizneset e tyre.

Ky është regjimi më i rrezikshëm në historinë e vendit pas diktaturës hoxhiste. Kemi të bëjmë me një klikë e ndëshkuar, të mallkuar, të përçmuar nga 80% e shqiptarëve.

Në këto kushte tejet të rënda, ftoj qytetarët të mos largohen nga Shqipëria por të organizohemi me të gjitha format e mosbindjes civile paqësore kunder saj.

Lexoni çfarë shkruan biznesmeni demokrat dixhital! sb

“Mirdita doktor Berisha jam Sajmiri nga Tirana, kam një biznes të mesëm. Jam i djathtë me bindje kam qenë i persekutuar në një zonë kufitare në Përrenjas kurdoherë kam votuar PD, më i zhgënjyer se këtë herë as më ‘97 s’kam qenë. Ti mund ta kesh këtë informacion po ta jap prapë ka filluar genocid kundra demokratëve e para jashtë Tirane ka për mbi 2 vjet që s’të mban njeri në punë po s’je i majtë nëpër bizneset private, shteti dihet. Tani këtë jave kanë filluar represionet nëpër Tiranë s’guxon njeri me fol për opozitë. Me mua sot është hera e dytë që me thonë ik mos rri më, shiti dhe ik! Më është neverit puna kam investuar gjakun e 27 vjetëve, kam punuar 16 orë në ditë, dilni flisni zoti Berisha ku duhet të kemi shpresë hera e parë në jetën time po e mendoj të iki. Genocidi ka filluar me vitin 1990 kishte shpresë do bëheshe më 2017 pas zgjedhjeve s’më ka thënë njeri do rri këtu strategji zoti Berisha Fidel Kastro e ka bërë kështu.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?