Berisha: Kjo foto provon kompleksin e Ramës nga gratë
Politikë E Martë, 13 Korrik 2021 05:31
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për gjestin e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Gjatë kohës që Kryemadhi mbante fjalimin në Kuvend, Rama vendosi kufjet.
“Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! sb”,- shkruan Sali Berisha në Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

