Berisha: Marrëveshja e vetme që mund të bëhet është rrëzimi i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se nuk duhet të ketë më asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Në një intervistë në Abcnews, Berisha, theksoi se marrëveshja e vetme që duhet bërë është ajo e rrëzimit me Edi Ramën.

Ndërkohë që ka theksuar se Reforma territoriale i ka kthyer zgjedhjet në Shqipëri në zgjedhje fasadë.

‘Marrëveshje është rrëzimi i Edi Ramës. Sepse pa rrëzimin e Edi Ramës nuk ka zgjedhje. Unë kurrë nuk kam qenë për mos hyrjen në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma territoriale i shndërroi zgjedhjet në një fasadë. Kjo është reforma që në qarkun e Gjirokastrës me 120 mijë banorë ke 7 bashki, në qarkun e Tiranës me mbi 1 milion banorë ke 4 bashki’, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha, ish-kryeministër, deklaroi se opozita po bind gjithmonë e më shumë qytetarët e këtij vendi se është e gatshme të qeverisë vendin.

Berisha tha se vendi ka lidership opozitar, por të presim që liderët të jenë në të njëjtën prerje kjo nuk ndodh kurrë.

“Qytetarët duhet të marrin përgjegjësinë, pasi këtu rrugëdalje me votë nuk kemi. Të bëjmë gjithçka për të shmangur gjakderdhjen, por duhet të bëjmë gjithçka për të rrëzuar qeverinë.

Rumunët përshkuan 450 kilometra për të shkuar në një shesh në Bukuresht dhe për të protestuar kundër një ministri”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?