Berisha: Narko-drejtorët, lënë punën dhe marrin pjesë në narko-fushatën e partisë kanabiste
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, dy foto që dëshmojnë angazhimin e administratës shtetërore në fushatën e Partisë Socialiste. Dy rastet në fjalë janë në Korçë.
“Qytetari dixhital denoncon, – shkruan Berisha në Fb, – ndrikull Marianën, Drejtore e Shërbimit Social Korçë, e cila ikën nga puna gjatë orarit zyrtar dhe shoqëron në fushatë, Peleshin. Ajo përdor për vota, ndihmën ekonomike.
Po kështu, punonjësi i OSHEE në Mollaj, Bertil Çipi, ikën nga puna dhe së bashku me kryetaren e Qarkut, Ana Verushi, bëjnë fushatë për Partinë Siçiliste! Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot,” përfundon Berisha.
“Pershendetje z.Berisha! Si fillim ju uroj shendet dhe suksese ne punet tuaja te perditshme! Doja te ndaja nje shqetesim me ju se pari si demokrat dhe se dyti si qytetar I korces , I korces qe perdite po gllaberohet nga kthetrat e komunisteve peleshjane. Urdhit te mos angazhimit te administrates publike ne fushate I eshte bere nje shkelje me te dyja kembet.
Perdite drejtore rajonale ne korce dhe drejtore bashkie dalin ne fushate duke bere shkelje flagrante te etikes . Shkelje te pa numurta po behen me ndihmen ekonomike duke futur shume militante ps-ste me shkelje te hapur me ligjin. Me shqeteson shum Kjo gjendje pa ju shkruaj sepse shume njeres me probleme sociale po genjehen dhe po votojne ps me parate e ndihmes ekonomike.shpresoj shume ta lexosh shqetesimin Tim sepse ne korce po ndodhin shum maskarada. Edhe nje here ju uroj shendet edhe suksese !!! Me respekt …Ne krah te majte te pe leshit drejtoresha e sherbimit social ne korce Mariana Lara Jorgji Ne orar Pune haptazi ne fushate”
“Pershendetje doktorr nje informacion per nje punonjes i OSHE Korce ne seksionin e pagesave. Ky person ne orarin zyrtar te punes angazhohet ne fushaten dhe ne zyren elektorale te PS ne Komunen Mollaj Korce. Kjo eshte ne shkelje te ligjit dhe marreveshjes se adminsitrata shtetyerore nuk duhet te angazhohet ne fushate/personi qe ju kam derguar ne foto quhet Bertil Cipi ne krah te tij ne foto eshte kryetarja e qarkut Ana Verushi.Ky person cdo dite shkeputet nga puna gjate orarit zyrtar dhe merret me fushaten e PS nderkohe qe paguhet nga taksat e qytetareve.”
KOHA JONË SONDAZH



