FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Në vitin 1991 Ibrahim Rugovën donin ta vrisnin pse më mbështeti mua dhe PD-në

Ibrahim Rugova ka qenë një kundërshtar i hapur i Sali Berishës.

Por, Sali Berisha shkruan sot se ai ka qenë mbështetës i tij.

Madje, sipas Berishës, në vitin 1991 Rugovën kanë tentuar ta vrasin se pa mbështetur atë dhe Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë pohim Berisha e bën pasi shkruan se Edi Rama ka refuzuar vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, ne nje akt antikombetar te mirefillte, Edvin Kristaq Rama prej me shume se dy muajve ka bllokuar, duke urdheruar keshilltaret e tij bashkiak, vendosjen ne nje shesh ne Tirane te shtatores se presidentit Rugova, veper e skulptorit Idriz Balani, perzgjedhur nga nje konkurs nderkombetar organizuar per kete qellim ne Prishtine.

Bllokimi i vendosjes se permendores te ish presidentit Ibrahim Rugova eshte nje akt i turpshem, deshmi e urrejtjes aterore e piktorit deshtak ndaj intelektualit, politikanit, misionarit me te madh politik ne historine tone kombetare dhe arkitektit te pavaresise se Kosoves.

Me kete akt antikombetar, Edi Rama, njeriu qe i vendosi çelesin e arte te Tiranes fameziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova te cilin sipas dokumentavee zyrtare eterit e tij donin ta vrisnin ne vitin 1991, vetem se mbeshteti PD dhe Sali Berishen. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nene Terezes, per te cilen ai eshte shprehur me fjalet me te ulta, te cilat i perdorte i ati dhe bllokmenet e tjere kunder saj, Edi Rama shperthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e permendores se tij ne qytetin e Tiranes", shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?