Berisha: Në Vlorë janë kapur 25 tonë hashash. Lufte mes klaneve të drogës në Qeveri
Për drogën e kapur sot në Vlorë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se droga e kapur është 25 tonë.
“Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges! Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa! Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!
Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?! Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Oficeri dixhital informon: “Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata.Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit. Informacioni per drogen eshtë dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det.”-, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

